Rama në mediat gjermane: Unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve
Media gjermane ka transmetuar nje reportazh ne lidhje me figuren e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Ky material eshte publikuar ne televizionin NDR dhe vjen si nje reportazh qe e shikon kreun e qeverise shqiptare ne dy aspekte, politikes dhe artit.
Televizioni me baze ne Gjermanine Veriore mori shkas nga nje ekspozite qe Rama kishte bere ne Rostok pak dite me pare me punime e qeramikës dhe tapetet murale me shënimet.
Në galerinë e arteve të Rostokut ne Gjermani ishte i ftuar edhe djali i kryeministrit.
Ne reportazh, NDR thote se Rama gjithmonë ka bërë art, e jo vetem kaq pasi ka lene gjurmë në muzikë, ka qene basketbollist profesionist, ndërsa tani është politikan dhe artist.

Edi Rama: “Une jam kryeministri me i mire mes artistëve dhe artisti me i mire mes kryeministrave”.
Në reportazh thuhet se kryeministri shprehet i vetëdijshëm për këtë pohim, duke nënvizuar se këtë e vërtetojnë shënimet e tij plot ngjyra dhe psychedelic.
Edi Rama: “Kjo është tryeza ime e punës. Këtu janë ngjyrat dhe plani i ditës për sot. Te mbaj zyrën time si atelier me mban ne balance. Politika është si një beteje e pafundme. Arti është një lutje e pafundme. Dy bote te ndryshme”.
Televizioni gjerman pohon në analizën artistike se këto dy botë Rama i personifikon dhe i bashkon ne mënyrë te vetëdijshme dhe po aq radikale para 20 vitesh kur ishte kryetar i bashkisë se Tiranës. Ne atë kohe kur ngjyrosi plot ngjyra fasadat e pallateve, duke e konsideruar një punë të suksesshme.

“Rama: Kishim një buxhet 0.0 përqind, por këto aksione me kosto te ulet i zgjuan njerëzit dhe qyteti ndryshoi njëherë e mire. Taksat u shtuan dhe rrugët e qytetit u bënë më të sigurta, gjerat ndryshuan, gjerat qe brutaliteti nuk mund ti bënte”.
Gazetarët ndalen dhe tek teknika e punës së Ramës si artist, duke e vënë theksin te letra ku ai mban shënimet artistike, të cilat nuk janë letra të bardha të zakonshme. Ato paraqiten me kuptim, pasi Rama pikturon mbi letrat të cilat gjendet mbi tryezën e tij te punës, dokumente, protokolle, duke e bërë Ramën kështu një artist autentik.

Kryeministri Rama rrëfehet edhe për rrugëtimin e tij në art dhe politikë. Asgjë ne jetën e tij nuk ishte vërtet e planifikuar, sipas tij gjërat thjesht ndodhin.
“Rama: Une nuk vendosa te hyj ne politike. Thjesht ndodhi. Kjo është traumatike. Unë pikturoj gjithmonë. Unë nuk e quaj art. Nuk e kam planifikuar këtë. Piktura është një ushtrim percpetual për sytë dhe duart”.
Për të ardhmen e kryeministrit vë në duke se arti i vjen në ndihmë për të arritur objektivat e tij, siç është anëtarësimi në bashkimin europian.
Rama: “Për fat të keq piktura dhe poezia nuk mund të ndalin dhunën dhe luftën. Arti është si një botë më vete në përditshmërinë tone, të jep mundësinë për të ëndërruar dhe mund të shkëputesh nga dita e zakonshme dhe bota e zakonshme”.
Kjo ekspozitë e Ramës pason ekspozitat e tij në shumë shtete të botës si dhe në Bienalen e Venecias.

Përgatiti: Gerta Banushi




