E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama në Lushnjë: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj përdorin shqiptarët si mish për top

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Lushnjë, kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke mohuar kategorikisht se ato janë bllokuar.

“Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin. Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të ligj, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”. Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës. I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe thonë se u bllokuan; nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime. Ajo që dua të them është që kjo gjë do të ndodhë shpesh”, u shpreh Rama.

Reklamë

Ai theksoi se procesi i integrimit është dinamik dhe se deklarimet për bllokim nuk janë të vërteta, duke shtuar se një narrativë e tillë, sipas tij, do të vijojë të përsëritet në debatet publike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë