Subscribe

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës për të shpërndarë legalizime falas. Rama i konsideroi legalizimet si një operacion ekonomik dhe social shumë të rëndësishëm.

 

Rama u shpreh se, “një shtëpi kur legalizohet kthehet në një kapital për familjen. Nuk është thjesht një strehë për të kalur natën, por një kapital që çdo familje mund ta përdorë, duke filluar nga shitja, duke vazhduar me marrjen e një kredie në bankë duke e vendosur si koalteral”.

 

“Pra legalizimet janë zgjimi i një kapitali të fjetur në Shqipëri”, theksoi kryeministri Rama, duek shtuar se, “nëse shumë familje të varfra kanë shtëpi të mira, mund të dalin nga kjo varfëri duke shfrytëzuar këtë kapital që vjen nga shtëpia”.

 

“Nga një shtet pa inventar, ku ne nuk kemi pasur të regjistruar as njerëzit, kthehet në një shtet me inventar të njerëzve dhe shtëpive”, tha Rama.

 

Për këto arsye, vijoi kreu i qeverisë, “ky proces ka një rëndësi themelore. Një proces që deri dje ishte mjaft i vështirë. Në 8 vitet e qeverisë së shkuar u bënë gjithsej 21 mijë legalizime, ku kryesisht ishin magazina, hotele, motele, lokale në rrugë apo fusha sporti, në vende që normalisht nuk duhet të ishin legalizuar fare. Dhe këto legalizime na kushtojnë sot shumëfish nga taksat për të liruar territorin nga ato legalizime nëse duam të ndërtojmë një rrugë apo të pastrojmë territorin e një spitali apo shkolle”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *