Kryeministri Edi Rama pas Tropojës pasditen e kësaj të marte është ndalur në Kukës, ku ka folur për aeroportin më të ri që do të hapet në këtë qytet.

 

Shefi i qeverisë në fjalën e tij është shpehur se ky është një aeroport që nuk do i shërbejë vetëm Kukësit, por gjithë zonës verilindore dhe përtej kufinjve.

 

“Shumë shpejt të gjithë ata që nga Kukësi janë larguar në emigracion do të kenë mundësi të kthehen direkt këtu në këtë aeroport, i cili do të jetë jo vetëm aeroporti i Kukësit por i gjithë zonës verilindore dhe në anën tjetër të kufirit. Ky është një aeroport që në një afat të caktuar është fitimprures. Meqë jemi në javën e fundit të fushatës dua tju them djemve të kukësit që janë më PD-në janë në të drejtëtn e tyre që të kërkojnë që PS- të mos jenë në qeveri, duan që të iki un unë do iki sot në Tiranë, a ju vlen ta humni partinë për Lulin, për Salin për Mulin për Bashkimin mos ti numëroj të tjerë. Nëse ka ndodnjë që do të vijë të dielen për sherr do të ngelet këtu.”

 

 

Gjithashtu kryeministri Rama nga Kukësi ka komentuar edhe mbështetësit e opozitës të cilët protestonin kundër tij.

 

“Grupe të vogla dalin anës rrugës jo vetëm këtu, por në cdo vend që ne kemi bërë fushatë, si dikur që një grup njerëzish dilnin para mitingjeve të PD-së me foton e Enverit që se kishin marrë vesh se ai ishte rrëzuar. Po ashtu dhe këta që nuk e kanë kuptuar se ka zgjedhje me 30 qershor, për metën që është i rrëzuar, për lulin që është i rrëzuar, pr Moniken që është zhytur në filxhanin e kafesë turke. A duhet që këta demokratë të bëhen pjesë e atyre çetave enveriste, që edhe sot pas 30 vitesh duhet të dalin për një fantazme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *