E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama në krye të tavolinës në shtëpinë e Thaçit

Kryeministri Edi Rama dhe liderat shtetëror të Kosovës kanë darkuar mbrëmjen e të dielës sëbashku.

 

Takimi është bërë i ditur nga vetë liderat, ku ishte fillimisht djali i Presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi, ai që përmes një fotoje njoftoi takimin dhe më pas dhe vetë kryeministri Edi Rama.

 

Reklamë

Mediat kosovare raportojnë se takimi është zhvilluar në shtëpinë e presidentit Thaçi.

 

Në takim, sipas fotos së publikuar shikohet se ishte i pranishëm kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Haradinaj, ministri Jashtëm Behgjet Pacolli si dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj.

 

Por edhe pse nuk dihet tematika e bisedimeve mes liderave, ajo që bie ne sy se takimi ka ardhur në një kohë kur marrëdhëniet mes kryeminsitrit Haradinaj dhe presidentit Thaçi janë acaruar së tepërmi.

 

Sipas mediave kosovare, në qendër të bisedimeve ka qenë çështja e taksës së vendosur ndaj Serbisë. Por megjithatë nuk mohohet as mundësia e çështjes së korrigjimit të kufijëve mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Një çështje kjo e shumë debatuar dhe që ka ndarë politikën në dy pjesë.

 

Madje ajo që bie në sy është se dhe vetë takimi I Ramës me liderat e Kosovës ka ardhur vetëm pak ditë pas telefonatës së zhvilluar me Këshilltarin e Sigurisë së SHBA, John Bolton, ku ky I fundit, sipas njoftimit të publikuar nga kreu I qeverisë në Twitter, i kërkonte që mes Serbisë dhe Kosovës të arrihej një marrëveshje paqeje.

https://www.instagram.com/p/BtcCRLLAatE/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë