E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama në Kroaci, takohet me homologun kinez/Video

Kryeministri Edi Rama gjatë samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës është takuar me homologun kinez Li Keqiang.

 

Në takim, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

 

Reklamë

Duke iu referuar 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Rama i kërkoi homologut Li heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve. Heqja e vizave sipas Ramës do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

 

Ndërkohë që nga ana e tij, kryeministri kinez Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/455987478541591/

Më shumë video

Reklamë