Subscribe

Kryeministri Rama, i cili ndodhet në Stamboll në Kongresin Botëror të naftës, u shpreh se Shqipëria ka rezerva të pashfrytëzuara dhe se në të ardhmen vendi mund të bëhet fronti i ri i naftës në botë. Rama risolli ne vëmendje një shkrim të hershem të prestigjiozes Forbes, mbi zhvillimet në fushën e hidrokarbureve.

 

 “A mundet Shqipëria te jetë fronti i ardhshëm i naftës? Ne fakt është e njëjta pyetje qe shtron Forbsi. Vetëm pak vite më parë, pas një të shkuare të trazuar, Shqipëria e pasur me burime po përpiqet të modernizohet për t’u bërë një vend i mirë për të kryer biznes dhe me sukses mbreslenes. Ne te kundërt të historisë së trazuar të vetë Shqipërisë zhvillimet në fushën e naftës priten të kenë një fund të lumtur, shkuan me tej artikulli. Ajo çfarë nuk përmendi artikulli, është se kureshtja për burimet e naftës shkon në kohë përpara krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Kur gërmimet nisën në fillim të viteve 1900, titujt aso kohe e konsideronin Shqipërinë tërësinë e re të evropës. Koha tregoi se këto premtime ishin tejet optimiste, por megjithatë vendi ynë ka rezerva të mëdha të pandryshuara, që mund të na bëjnë potencialisht një front i ri naftë milje larg nga nxehtësia e Lindjes së Mesme.”

 

Qeveria, theksoi Rama, e konsideron sektorin energjetik si strategjik dhe fokusi kryesor është rritja e furnizimit për konsumatorët shqiptar. Sipas tij, shtrirja e favorshme gjeografike e vendit, i jep mundësi Shqipërisë për një bashkëpunim më të gjerë rajonal dhe me Bashkimin Europian.

 

 

“Është me shumë rëndësi fakti se Shqipëria është në rrugë kryqe midis lindjes dhe perëndimit, si një urë e vërtetë.  Për shkak të vendndodhjes tonë gjeografike Shqipëria do të gjendet përgjatë një prej itinerareve me të rëndësishme energjetike të botës që është TAP-i, që do të fillojë furnizimin me gaz nga rajoni i Kaspikut në zemër të europës në 2019. Besoj se kemi arritur mjaft me synimin e krijimit të një agjende te mirëfilltë të zhvillimit të sektorit energjetik të sigurisë energjetike e bashkëpunimit rajonal, duke parë për të pasur një portofol më divers, më të larmishëm të paketës energjetike.”

 

Shqipëria është e vendosur në një prej fushave të naftës më të mëdha offshore në Evropë, me të paktën 220 milionë fuçi nafte të vërtetuara në rezerva.

 

 “Aktualisht ka shumë për të folur për Shqipërinë dhe për të ardhmen e shkëlqyer kur ne do të jemi të suksesshëm me angazhimin e partnerëve  serioz, por jemi mjaft të inkurajuar nga prania e SHELL-it dhe nga lajmi i fundit se është zbuluar nj burim shumë i madh gazi në Shqipëri. Dhe sigurisht e gjithë strategjia përqendrohet në përfundimin me sukses të TAP-it dhe pas përfundimit të tij shpresojmë fort që do të mbështesim, ose do të jemi një mbështetje për bashkimin europaian dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adratiko-joniane dhe një dege të dytë që shpresojmë të jetë e suksesshme Shqipëri-Kosove- Serbi.”

 

Një ditë më parë, Rama zhvilloi edhe një bisedë 90 minuta me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, me të cilin foli për projektet e përbashkëta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *