Subscribe

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në një konferencë për shtyp ka bërë një pasqyrë për vitin 2023. Viti që po mbyllim, ka qenë më i miri për Shqipërinë në çdo aspekt, tha kreu i qeverisë.

Rama: Viti më i mirë në aspektin ekonomik, në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të investimeve të huaja. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky vit, do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon çdo parashikim të bërë nga qeveria dhe institucinet financiare, bëri me dije kreu i qeverisë.

Rama: Besojmë se shifra përfundimtare do të jetë afër 4%, 3.7-3.8%. të ardhurat kanë qenë më të larta se asnjë vit më parë. Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro vetëm nga turizmi që ëhstë një shifër e lartë dhe e pakrahasueshme me vitet e tjera. Ky vit gjithashtu ka pasur rënie të papunësisë reale dhe sot jemi me një papunësi që është më e ulëta e të gjitha viteve deri tani.

Kreyministri u ndal edhe te rritja e pagave dhe tha se vitin e ardhshëm në buxhetin e vitit 2024 parashikohet një rritje pagash për arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë, mjekët dhe gjithë punonjësit e administratës. Rritja do ta çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro.

Rama: Këtë vit kemi pasur një rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë, me rreth 30% krahasur me një vit më parë. Janë mbështetur 2000 familje me instalimin e paneleve fotovoltaike dhe do të vijojë programi. Aeroporti i Tiranës është ngjitur në krye krah për krah me aeroportin e Beogradit, si aeroporti me numrin më të madh të pasagjerëve në rajon. Kjo ishte e paimagjinueshme disa vite më parë.

Duke vijuar më tej, Rama tha se janë mbyllur 37 projekte për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në 29 bashki.

Eksportet bujqësore gjithashtu kanë vijuar të rriten dhe vlera e 11 mujorit është 64.4 milionë euro, ndërkohë kanë vazhduar investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit.

Rama: Ka vazhduar rehabilitimi i argjinaturave dhe janë pastruar qindra kilometra kanale kulluese. Më tej është e rëndësishme që të vlerësohet me këtë rast puna e bashkive të Prrenjasit, Roskovecit, Belshit, Skraparit dhe Cërrikut, cërriku i pari si një pioner i një ndryshimi të ri, që ne kemi bërë përpjekje ta motivojmë këtë vit dhe do vazhdojmë edhe viitn e ardhshëm për qendrat e mbetjeve bujqësore të cilat i rikthehen fermerëve.

Programi i mbështetjes financiare të nënave me tre fëmijë ka ecur shumë mirë, tha kreu i qeverisë, ashtu si edhe programi i mbështetjes për të moshuarit për fishat e diabetit. Në sistemin shëndetësor kanë vijuar investimet, dhe  janë punësuar 391 mjekë të rinj dhe 1079 infermierë, një shifër për për kryeministrin vlen të theksohet në këtë konferencë.

Kreu i qeverisë mbylli pasqyrën e vitit 2023 duke theksuar se ka qenë viti me intensitetin më të madh të punëve në infrastrukturën rrugore./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *