Subscribe

Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

 

Kreu i shtetit e nisi fjalën e tij me çështjen e Kosovës, për të cilën tha se lidhet me Shqipërinë, si trupi me shpirtin.

 

“Të nderuar Këshilli i Evropës, të nderuar anëtarë të Asamblesë Parlamentare, ju jam shumë mirënjohjes për mundësinë që t’ju drejtohem për një çështje të drejtësisë. Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu për të folur kryesisht për Shqipërinë, edhe pse çështja lidhjet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Ajo që kam për të thënë lidhet me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet, lidhet me marrëdhëniet që një vend duhet të ketë në rajon. Të kthesh një histori konflikti me një histori bashkëpunimi kërkon besim te institucionet ndërkombëtare. Nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi dëmi është shumë i madh. Është dëm për të gjithë bashkinë tonë të popujve dhe kombeve”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *