E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama në Kavajë për anëtarësimet

Sulmet e përhershme të opozitës, por javët e fundit edhe nga eksponentë të tjerë brenda mazhorancës, kundër reformave, kryeministri Edi Rama i dha një tjetër përgjigje nga Kavaja. Akuzat vijnë për shkak se janë prekur interesat, tha ai.

“Sot kemi përballë një rezistencë vulgare prej grupesh dhe kundërshtarësh të reformave, që nuk janë vetëm ata që duken dhe që kanë humbur pushtetin dhe privilegjet, por edhe forca të tjera që përfaqësojnë interesa të prekura nga reformat”.

Kreu i qeverisë vlerësoi reformat ne ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Brendshme. Kriminaliteti sipas Ramës, është ulur ndjeshëm dhe askush nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit në rast shkelje të ligjit. Rama i bëri këto deklarata gjatë një takimi me bazën e PS-së në Kavajë, për zgjerimin e anëtarësisë së partisë, ku nuk ngurroi të ironizojë edhe akuzat e PD-së, sipas të cilave kryebashkiaku i Kavajës Evlis Roshi ka një të kaluar të dyshimtë kriminale.

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë