Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Akademisë Verore Të FRESSH në  Jalë.

 

Rama gjatë fjalës së tij është ndalur te vlerësimi për punën e bashkive që drejtohen nga socialistët, Rama u shpreh se Bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës po ecën në rrugën e duhur duke lënë të nënkuptohet qartë se Veliaj do të rikandidojë.

 

“Këshillat bashkiakë do të mundohemi që të jenë 50% gra dhe 50% burra. Tirana është në rrugën e duhur, po bëhet maksimumi. Edhe në bashki të tjerë unë mendoj se po bëhet një punë e madhe. Po bëhet një punë goxha sistematike dhe po bëhen punët me radhë. Shteti, Shqipëria u bë si Bathorja, një këtu dhe një atje kisoka, lavazhe, kemi akoma shumë punë për të pastruar këtë trashëgimi. Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte bërë më parë sot do të ishim një vend tjetër”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se do të akordohet një fond special për projektet, siç është dhe ai që ka dhënë BE-ja. Teksa u përgjigje pyetjeve të të rinjve, Rama u ndal tek zhvillimet që ka pësuar vendi në infrastrukturë, apo dhe zgjedhjet për kryetarë bashkie në 2019-ën.

Nuk janë lekët problemi i parë për këdo që do të hyjë në rrugën e një iniciative të lirë të çfarëdolloj. Problemi i parë është ideja dhe projekti. Nëse ka një projekt bindës, ka një mundësi financimi. Duhen gjetur këndet e shikimit dhe të shpjegimit të idesë që të ngjallin interes tek financuesit. Sot kemi një sfidë konkrete tani se si të mund të vëmë në dispozicion të njerëzve që jetojnë në fshat dhe që duan të shfrytëzojnë për ta një fond prej 90 milionë euro. 90 milionë euro janë shumë duke pasur parasysh kushtet tona, por mund të jenë edhe zëro nëse nuk jemi të aftë. Besoj se kush ka qenë këtu vitin e kaluar, ka pasur ndryshime. Deri vjet këtu ishte një kaos i paparë. Një rrëmujë e madhe me makina dhe situatë e degraduar. Sot ju e shihni se është një situatë krejt tjetër nga pikëpamja e infrastrukturës. Çka u degradua dhe u bë mbrapsht në 20 e kusur vite nuk do të mund të rindërtohet ashtu siç duhet në një kohë shumë të shkurtër. Nga ana tjetër besoj se truizmi ka hyrë në një fazë të re që na jep mundësi që të kemi të ardhura. Nga një mundësi e shfrytëzuar shumë keq në të shkuarën, turizmi është kthyer në një potencial. Të bësh transformime nuk është e lehtë, por të ngresh sistemin e profesioneve është e vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *