Subscribe

Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Itali ku eshte takuar fillimisht me ministrin e jashtem Luigi Di Maio e më pas me kryeministrin Giuseppe Conte.

Qellimi i takimeve ishte konferenca e donatoreve qe do te mbahet ne 17 shkurt ne Bruksel, me qëllimin e thithjeve te sa me shume fondeve per rindertimin e zonave te prekuara nga termeti i 26 nentori.

Gjatë një mëngjesi  pune me kryediplomatin Italian, shefi i qeverisë diskutoi në lidhje me rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. I pyetur nga di Maio  se sa është kostoja për rindërtimin pas tërmetit, kreu i qeverisë është përgjigjur 1 miliardë euro duke shtuar besimin tek Konferenca e Donatorëve.

Rama shtoi gjithashtu se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për pak ditë.

Më pas rama u takua me homologun e tij Italian Giuseppe Conte, ku në fokus të takimit ishte fatura e lartë që Shqipëria duhet të përballojë pas tërmetit shkatërrimtar.

Roma zyrtare ka shprehur solidaritetin e saj madje duke lobuar dhe me vendet e tjera për një solidaritet të madh në konferencën e donatorëve në 17 shkurt në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *