Kryeministri Edi Rama ka theksuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, se draft i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi do të hidhet për votim në seancën plenare të 21 korrikut. Në mbledhjen e grupit, zhvilluar me dyer të mbyllura, kreu i qeverisë ka kërkuar nga deputetët e majtë që të përgatiten për seancën e së enjtes, për të mbrojtur reformën në drejtësi. Rama ka bërë të qartë qëndrimin e qeverisë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Burimet bëjnë me dije se gjatë mbledhjes që zgjati për rreth 1 orë, nuk është diskutuar mbi krijimin e mundshëm të një qeverie teknike, e cila do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *