Rama në forumin ekonomik me Macron: Kemi bërë rrugë të gjatë, krenar për çfarë kemi arritur!
Në Tiranë po mbahet Forumi Ekonomik. I pranishëm në këtë forum që në fokus është iniciativa e investimeve të së ardhmes, është edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se kemi bërë rrugë të gjatë dhe se duhet të jemi krenar për atë çka kemi arritur.
Rama: Ja ku jemi, ndërkohë që jam tejet kënaqur që gjendem këtu me një udhëheqë të madh me një mik të shtrenjtë, presidentin e Francës që vjen në Tiranë për herë të dytë brenda 18 muajsh pas një periudhe 110-vjeçare kur nuk na kishte ardhur asnjë president. Po kam kënaqësi, por jam edhe i tmerruar sepse të flasësh para Emmanuel nuk është më e mira që mund të të vijë në jetë. Vjen nga një jetë e mëparshme ku i është dashur të merret me investues, njerëz të biznesit, kapitale dhe unë vi nga një jetë ku më është dashur të merrem me ngjyrat dhe ekspozitat. Por mendoj se është mënyrë për të filluar e për të folur edhe për tarifat e padrejta. Para se sa të vazhdoj më tej dua të shpreh mirënjohjen dhe kënaqësinë e madhe që kam për një njeri që e admiroj dhe ai është kaq i admiruar saqë është ulur mes presidentit të Francës dhe kryeministrit të Shqipërisë, Jasir faleminderit shumë që erdhe dhe që në në mënyrë bujare sollët së bashku me Richard këtë platformë të mrekullueshme. U ndjeva i fuqizuar kur e dëgjova Emmanuel se pse në Tiranë, por duhet të vijë në France fillimisht. Bëjmë një gjë para Francës që është një fillim i mirë.




