Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

 

 

Ndër temave të diskutuara në forum kanë qenë ndikimi rus, për të cilin Rama tha se mund të shkaktojë probleme në Ballkan, ndryshimet klimatike, si dhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

 

 

“Gjetja e një ekuilibri mes krizave është sfidë e madhe por këtu hyn në lojë barra e lehtë e të qenit kryeministër shqiptar dhe jo president i Francës se nuk duhet të zgjidhësh problemet e botës.

Dua të them se Ballkani deri tani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Ne kemi dobësitë tona se e dimë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëme prej ndasive. Kemi një çështje të madhe si Serbia dhe Kosova, paqja përfundimtare por është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar.”– tha Rama.

 

 

Gjatë bisedimeve nuk kanë munguar as batutat. Kryeministri Rama i shprehu Presidentit francez me të qeshur, pakënaqsinë për kufizimin e kohës ndërkohë që në forum ndodheshin pjesmarrës nga shumë vende të botës.

 

 

“Jeni kurajoz që të vendosni kufij kohor dhe të ftoni njerëz nga Amerika Latine, Afrika dhe Ballkani. Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë. Ju heq kapelen për këtë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *