Subscribe

Teksa Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi e kushtëzoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për negociatat me ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se Shqipëria e ka kryer punën e vet.

 

Ai tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp se nuk është faji i vendit pse kjo gjykatë pati nevojë për shumë spastrime nga vetingu.

 

“Nuk jam në gjendje të bëj parashikime sepse nuk është një proces që varet nga qeveria. Shpresoj që kjo të ndodhë, bindja ime është që Shqipëria nuk mund të penalizohet sepse e ka bërë spastrimin shumë të madh. Pse nuk kemi ne ende sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale? Mos vallë e kemi pezulluar apo eliminuar nga Kushtetuta? Jo! Nuk e kemi sepse kemi bërë një spastrim që nuk e ka bërë dhe nuk e ka parë as në imagjinatë asnjë qeveri paraardhësae dhe asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrë, spastrimi është kryer, plotësimi kërkon kohën e vet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *