Rama në Davos, takon kryeministrin belg dhe mbretin e Jordanisë

Qeveria e Belgjikës mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kryeministri belg, Çarls Mishel, gjatë takimit me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama në Davos të Zvicrës, ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.
Shefi i ekzekutivit shqiptar, nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi. Rama njohu kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un.
Ndërkohë kryeministri zhvilloi një takim edhe me mbretin e Jordanisë Abdullah i dyte, me te cilin foli për sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit te dhunshëm. Mbreti falenderoi Ramen për përpjekjet e bëra ne këtë lifte dhe ofroi mbështetjen e tij për qendrën rajonale kundër ekstremizmit ne Tirane.





