Subscribe

Ne kryeqytetin shqiptar do te vendoset qendra rajonale për inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë e cila është pjesë e rrjetit të qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror. Nga Gjeneva ku ndodhet per te marre pjese ne takimin “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo qendër do te sjelle nje vlere te shtuar ne Tiranë.

 

“Qendra rajonale që do të shërbejë si një pikë referimi për inovacionin, për kërkimin në fushën e teknologjisë dhe do të jetë pjesë e rrjetit të këtyre qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror në San Francisco dhe në vende të tjera, që do të sjellë një vlerë të shtuar, besoj, në një proces ku Shqipëria dhe rajoni kanë hyrë, që është procesi i digjitalizimit dhe i inovacionit.”

 

Takimi ne Gjeneve kishte ne fokus nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve te Ballkanit Perëndimor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *