Rama në Bruksel, takohet me Mogherinin

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka nisur një vizitë punë në Bruksel, ku është takuar me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini.
Ndërkohë përmes një postimi në Tëitter zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Maja Koçijançiç shkruan për takimin mes, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Federica Mogherinit.
“Federica Mogherini përshëndet kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama pas takimiti në Bruksel, pas rekomandimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat, duke pranuar rezultate të prekshme reformash, në veçanti me reformën e drejtësisë”.
Gjithashtu pritet që shefi i qeverisë të takohët me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe me presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Juncker, me te cilin pritet të ketë dhe një konferencë për shtyp.
Në qendër të takimeve të kryeministrit Rama dso të jetë situata politike në shqipëri dhe vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave te anetaresimit.




