E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama në Bruksel: Shqipëria nota pozitive

Kryeministri Edi Rama pjesë në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, theksoi se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht.

 

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ai është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

 

“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm. Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë