Prej orësh 10.00, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar si dhe grupin parlamentar socialist, në një takim të zgjeruar në Sauk.
Në mbledhje mësohet se po diskutohen problemet e ndodhura së fundmi si pasojë e përmbytjeve.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë në fokus janë edhe objektivat si dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026.
Në takim synohet të bëhet një pasqyrë e planeve strategjike dhe projekteve qeveritare që do të jenë në vëmendje gjatë këtij viti.
Kjo është mbledhja e parë që kreu i qeverisë zhvillon me kabinetin e tij për këtë vit ndërsa kjo formë takimi zhvillohet çdo janar/vizionplus.tv






