Subscribe

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në aktivitetin për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, që për të nëntin vit rresht mundëson për të rinjtë një eksperiencë pune në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike.

Kreu i vendit tonë deklaroi se administrata ka pësuar një ndryshim befasues. Rama theksoi se më herët administrata publike ka qenë një administratë e dhunuar nga presioni politik.

Rama: Së pari erdha me kënaqësi thjesht për tu parë dhe për tu përshëndetur dhe është hera e parë që e bej këtë në nëntë vite. Më ka ndryshuar në mënyrë shumë serioze niveli i vlerësimit tim personal për administratën tonë publike.  

Kam pasur gjithmonë brenda meje një ndjesi pasigurie dhe ndjesi që do të ishe pjesa më e pamundur e misionit tim dhe tonë për ta ngritur administratën në një nivel më të respektueshëm të paktën me të gjallët e mi, ajo që ka ndodhur është se në diagnostikimin e Shqipërisë, një skuadër goxha e madhe në numër ka arritur të prodhojë një rezultat që për mua do të ishte befasues, nëse e kam pasur një frikë nga momenti i hapjes së atij procesi duke dëgjuar kolegë qe e kishin dëgjuar më parë se ç’ është procesi i diagnostiifikimit, ka qenë si do t’ja dalim ne kësaj, ka qenë i pakrahasueshëm për nga thellësia dhe sfida intelektuale.

Besoj se në këto 11 vite është bërë një punë serioze, e vështirë, padiskutim e pamjaftueshme. Me siguri ju kur keni hyrë në administratë keni parë njerëz që mund të jenë në prag pensioni dhe që janë njerëz që janë thesar i administratës. Por, administrata jonë publike nuk ka pasur as mundësinë për tu ndjerë e motivuar dhe as aftësine, sepse ka qënë një administratë e dhunuar nga presioni politik. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *