Rama në 34 vjetorin e PS: Parlamenti, shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE!

Partia Socialiste ka organizuar këtë të enjte në selinë rozë festën e 34 vjetorit të krijimit.
Kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij tha se Parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE.
Rama shprehet besimplotë që PS do të bëjë gjënë e duhur, duke e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së.
Rama: Parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE, për vetë përmbajtjen që ka ky proces. Si rezultat i një organizimi dhe një beteje të bërë me shumë përkushtim në gjithë territorin, kemi një skuadër mbështetëse premtuese në të gjitha zonat, ku PS është angazhuar në mbështetje të grupeve të kandidatëve.
Vlera kryesore janë burimet e veta njerëzore, ku ne do të evidentojmë më të mirët e mundshëm. Procesi i anëtarësimit nuk është vetëm i qeverisë, drejtuesve apo institucioneve, por është një proces i përfshirë në gjithë territorin. Kam shumë besim se nëse do të bëjmë gjënë e duhur dhe do ta adresojmë këtë, do të jemi në gjendje t’i japim një forcë të madhe PS-së, duke u mbështetur tek njerëzit më të talentuar dhe më të zgjuar.
Është një ditëlindje dhe dua të falënderoj sot të gjithë të ftuarit.
/vizionplus.tv




