Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një takim me përfaqësues të bankave, për t’i kthyer përgjigje akuzave të opozitës, lidhur me programin e investimeve 1 miliard dollarë. Shefi i ekzekutivit i quajti qesharake deklaratat se paratë e krimit do të investohen në ekonomi nëpërmjet bankave, ndërsa tha se Shqipëria nuk është në vendet e rrezikut për pastrim parash.

 

Paralelisht, Rama njoftoi se në 2018 nuk do të ketë më biznese me dy bilance, një që deklarohet në tatime dhe një në banka për të marrë kredi.

 

Por në përfundim të fjalës së tij përpara bankierëve,  kryeministri ka përdorur edhe batuta në kufijtë e humorit lidhur me përformancën e Bankës Qendrore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *