Kryeministri Edi Rama do të flasë sot, ekskluzivisht për Vizion Plus, mbi situatën politike në vend, qëndrimet e palëve dhe atë që pritet të ndodhë.

 

Ne intervistën që do të transmetohet drejtpërdrejt në edicionin e lajmeve  te orës 15.00, lideri i mazhorancës do të sqaroje qëndrimin e shumicës për reformën ne drejtësi si dhe vënien në zbatim të vetingut.

 

Rama do te paraqesë edhe njëherë mundësitë për dialog me opozitën, protestën e saj si dhe raportet me aleatet ne koalicionin qeverisës.

 

Zgjedhjet ne Kavajë ne 7 maj do te jene një tjetër çështje për te cilën kryeministri, njëherësh kryetar i PS do te flasë, në kohën kur opozita ka lajmëruar një proteste kombëtare, çka mund te rrezikoje procesin.

 

Rama do te beje te ditur gjithashtu ne interviste, edhe pikëpamjen qe ka mazhoranca lidhur me zgjedhjen e presidentit si dhe përgatitjet qe po bëhen për te garantuar një proces normal zgjedhor ne 18 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *