Subscribe

Ndërsa po konsumohet viti i trete i qeverisjes, kryeministri Edi Rama vendos te shkarkoje per here te pare nje anëtar te kabinetit te tij. Shkëlqim Cani eshte liruar paradite nga detyra e ministrit te financave duke u zëvendësuar me ministrin aktual të ekonomisë dhe turizmit, Arben Ahmetaj ndërkohe qe Milva Ekonomi deri dje zv/Ministre e Shendetesise behet Ministre e Ekonomisë. Ne nje postim ne rrjetet sociale, lideri i mazhorances ka bere te qarte edhe pritshmerite e tij ne raport me dy ministrat, te cilët sipas tij, mision baze kane operacionin kundër informalitetit dhe lehtësimin e biznesit te ndershëm. Por lëvizjet në qeveria kryeministri Rama i paralajmëroi dhe një ditë më parë në emisionin dritare, në Vizion Plus. Në njoftimin zyrtar te qeverisë, thuhet se kryeministri Rama, ndërsa e ka njoftuar Canin per zëvendësimin, i ka shprehur edhe falënderimet e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati. Cani është nje prej dy ministrave qe ka ende mandatin e deputetit dhe lideri i mazhorances duket se ka vendosur qe ish-ministri te jete anëtar i Komisionit te Ekonomisë. Publikimi i vendimit te shefit te qeverisë erdhi menjëherë, pas një takimi që ai pati me aleatin kryesor, Ilir Meten. Largimi i Shkëlqim Canit vjen në një kohë kur dy nga drejtoritë më të rëndësishme qe varen prej tij, tatimet dhe doganat, ndodhen në qendër të kritikave e akuzave për mos realizim të planit të të ardhurave. Vetë Rama ka nxitur ndryshime në kupolën e tyre, për një performancë më të mirë. Duke mos llogaritur lëvizjet e realizuar paraditen e se martës, qe nga ardhja ne pushtet ne vitin 2013, në kabinetin e drejtuar nga kryeministri Rama kane ndodhur vetëm 3 ndryshime dhe keto për shkak te dorëheqjeve; i pari është larguar Ilirjan Celibashi dhe Ministre per Marrëdhëniet me Parlamentin u be Ermonela Felaj, me pas dha dorëheqjen Erjon Veliaj per shkak te kandidimit per Bashkinë e Tiranës dhe Ministër i Mirëqenies Sociale u be Blendi Klosi, e me vone dorëheqjen e dha edhe ministri i LSI Nasip Naço, i cili u zëvendësua nga Ylli Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *