Subscribe

Ashpërsimi i dënimeve për ata që cenojnë sigurinë ushqimore do të japë efekte edhe në prodhimet e miellit, duke nisur që nga buka. Kryeministri Rama tha gjatë vizitës në një fabrikë mielli se përmirësimi do të jetë i menjëhershëm.

 

Edi Rama: E vërteta është që situata përpara disa vitesh ishte shumë xhungël. Nuk merrej vesh çfarë futej. Nuk merrej vesh çfarë prodhohej. Patëm masën e parë të shtrëngimit, që ta ndalojmë grurin me proteinë nën 12%. Kështu që vendosja në Kodin Penal të masave që çojnë në heqje lirie për ata që kërcënojnë shëndetin do sjellë, jam i bindur, një përmirësim të menjëhershëm, sepse, në fund të fundit edhe një pjesë e atyre që e bëjnë këtë punë, e bëjnë me lehtësi, nuk e marrin shumë seriozisht edhe për faktin që, është diçka që sistemi nuk ka arritur dot ta godasë, apo ta frenojë.

 

Ndërsa ministri i bujqësisë sqaroi se masat e reja legjislative do t’i japin fund edhe abuzimeve nga prodhuesit e vegjël në furrat e bukës.

 

Bledi Çuçi: “Edhe forcimi që po i bëjmë ne tani gjithë pjesës edhe ndërprerjes së mashtrimit me produktin bujqësor që e futëm dhe në një nga nenet e posaçme te ndryshimet në Kodin Penal është drejtpërdrejtë në ndihmë të tyre, sepse sot i gjithë ai abuzim që bëhet me grurin është që, pothuajse në gjithë furrat e bukës ku blejnë konsumatorët aty prodhohen dhe ëmbëlsira dhe bukë masive. Ndërkohë që, për bukën masive ne e kemi vënë taksative dhe kjo e ka ndihmuar shumë sektorin që duhet të ketë 12% minimumi nivelin e proteinës, gruri. Për ëmbëlsirat lejohet edhe 9%. Kështu që, këta abuzojnë pikërisht me këtë. Me gjithë këtë forcim ne kemi vënë një nen të posaçëm që në momentin që ne kapim një abuzues që bën bukë masive me grurë me nivel proteine 9% ai do të ndiqet penalisht.

 

Masat e marra nga qeveria sipas Ramës do të vendosin standarde te reja ne industrinë e lehtë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *