Kryeministri Edi Rama ishte tejet i ashpër ndaj drejtuesve të disa bashkive, të cilët nuk u shërbejnë qytetarëve. Në takimin me koordinatorët për bashkëqeverisjen, shefi i ekzekutivit tha se kush nuk respekton të drejtat apo ankesat e qytetarëve, do ndëshkohet publikisht.

 

 “Do ballafaqohen publikisht me qytetarët, kur nuk duan t’ia dinë. Koordinatorët janë kthyer në lutësa më shumë se ata që shkojnë në kisha e xhami. Lutjet u janë drejtuar të zgjedhurve dhe kjo duhet të mbarojë si përgjegjësi. Po cenojnë reputacionin e platformës që e duam pa asnjë cen”

 

Duke konsideruar platformën për bashkëqeverisjen, si mjetin ku qytetarët vënë në provë qeverinë, Rama theksoi domosdoshmërinë për eliminimin e burokracive.

 

“Kemi shkarkuar e do shkarkojmë punonjës dhe drejtues. Është e domosdoshme që të gjithë që kanë një mur shurdh dhe qorr dhe jo një punonjës apo një zyrë që reagon, duhet të na drejtohen, të na vënë në provë, të na bëjnë palë kundër kësaj shurdhërie dhe verbërie, që vret shpresa që na bën të nëpërkëmbur dhe të braktisur”

 

Gjatë takimit me koordinatorët dhe qytetarë, kreu i qeverisë përsëriti apelin për të shfrytëzuar në maksimum platformën, pasi synohet që ajo të shndërrohet në mjetin ku problemet e drejta gjejnë zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *