Subscribe

Historitë e suksesshme te Komunitetit Shqiptar ne SHBA duhet te shërbejnë si frymëzim qe edhe Shqipëria e Kosova, te jene histori po kaq te suksesshme ne rajonin e Ballkanit. Me këto fjale, kryeministri Rama iu drejtua kongresmeneve amerikane dhe bashkatdhetarëve te tij ne nje takim ne ndërtesën e kongresit, Capitol Hill ne Uashington.

“Për bashkëkombasit e mi në këtë dhomë dhe jashtë dua t’i them që të punojmë bashkë, që të ruajmë gjuhën tonë, të zhvillojmë kulturën dhe identitetin tonë, të kultivojmë dhe të çojmë përpara trashëgiminë e përbashkët të baballarëve dhe gjyshërve tanë. Le të frymëzohemi nga historitë e suksesit, nga më të mirat tona, për të bërë të mundur që Shqipëria dhe Kosova të jenë një histori suksesi në Ballkan dhe që Ballkani të jetë një histori suksesi në Europë. Europa ka shumë nevojë për një histori suksesi dhe kush tjetër, përveç Ballkanit Perëndimor mund të japë një histori suksesi. Ne jemi e vetmja histori suksesi që mund të shkruajë tani Europa. Le ta bëjmë realitet.”

Kongresmenet amerikane vlerësuan lidhjen e forte qe ekziston mes dy vendeve.

Charles Rangel: Fjalët që ju ndatë këtu me na bëjnë të gjithë ne amerikanëve që të ndihemi më të fortë, pasi këto janë gjërat në të cilat ne besojmë, si të jemi përkrah miqve tanë kur ata kanë nevojë për ne.

Mark Kirk: Nuk do të gjeni asnjë vend tjetër në botë që ka aq shumë shtëpi, ku flamuri shqiptar valëvitet përkrah flamurit amerikan. Është një miqësi e veçantë, një miqësi që e çmojmë shumë këtu në SHBA dhe që gjithashtu e çmoj shumë personalisht, ndaj jam i vendosur që të forcojmë këto marrëdhënie të shkëlqyera.

Kryeministri Rama nderoi edhe heronjtë e SHBA, ndërsa mori pjese ne nje ceremoni ne Varrezat Kombëtare ne Arlington, ku u vendosen kurora me lule ne varrin e ushtarit te panjohur.

“Jam thellësisht i prekur nga këto homazhe dhe solemniteti i jashtëzakonshëm i një ceremonie të tillë. Sigurisht jam krenar që si Kryeministër i Shqipërisë me jepet mundësia që përmes kësaj pjese të vizitës sonë zyrtare në Uashington të dëshmojmë respektin më të thellë për heronjtë e këtij vendi të madh dhe njëkohësisht, përmes kësaj dëshmie të rikonfirmojmë miqësinë, partneritetin dhe sigurisht, gatishmërinë tonë për të qenë në krah të SHBA në çdo sfidë të përbashkët, si anëtarë të NATO-s dhe si partnerë strategjikë”.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë ceremoni nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *