E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama ndan videon me Ëngjëll Agaçin në Kryeministri: Bufi i Kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës në lidhje me Ëngjëll Agaçin, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, se ai ishte arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.

Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale  me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë.

Reklamë

Kryesocialisti shkruan se tjetri (Agaçi) ishte në fije të perit në reanimacion, ndërsa Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia

Reagimi i Ramës

Reklamë

Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.

 

 

Më shumë video

Reklamë