Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale foto nga punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rrugore të Matit. Ai shkruan se ky kompleks i ri do të shërbejë për ofrimin e shërbimeve më cilësore për rreth 15 mijë drejtues të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos.

 

“Vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, nga ku do të përfitojnë shërbime më të shpejta dhe më cilësore afro 15 mijë drejtues të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos”, shkruan ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *