E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama ndan foto krah Talat Xhaferrit: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta

Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” foto krah kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri. Në foton e publikuar, Rama shkruan se dy liderët bashkëbiseduan mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkruan Rama.

Reklamë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, nga sot, 16 shkurt deri 18 shkurt , ku mbahet për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë – MSC.

Mynihu është një pikë e njohur takimi e ekspertëve të sigurisë, politikanëve të nivelit të lartë nga e gjithë bota dhe ushtarakëve./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë