E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama ndan certifikata pronësie

Gjegjani ishte ndalesa e radhës për kryeministrin Edi Rama. Nga Puka, kreu i qeverisë ka shpërndarë disa nga 700 certifikatat e pronësisë që janë gati për banorët e kësaj zone. Për të arritur deri në Gjegjan kryeministrit i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të vështirë, çka sipas tij është një zgjedhje e menduar mirë nga kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj. Kreu i qeverisë i siguroi banorët e Gjegjanit se rruga nuk do të jetë vetëm një nga investimet që do të vijnë nga rilindja urbane për Pukën, pasi në programin e qeverisë ky vend do të shndërrohet në një zone turistike.

Më shumë video

Reklamë