E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama ndan çelësat e shtëpive të reja në fshatra

Katër familjeve iu dorëzuan çelësat e shtëpive të ndërtuara nga e para në Farkë. Atje ishte vetë kryeministri Edi Rama që iu dorëzoi edhe certifikaten e pronësisë.

Mbi 140 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti janë identifikuar në Farkë.  Deri në fund të vitit pritshmëria është që në pjesën më të madhe banorët të futen në mjediset e reja.

Për shtepite të cilat ndodhen në zona të thella ku për shkak të mungesës së rrugës apo vendimit të banorëve për mos tu zhvendosur më pranë qendrave të banuar, si zgjidhje është menduar.

 

Reklamë

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kemi një problem se disa shtëpi që janë në pika të largëta dhe gjeologji të vështirë, kemi menduar tu japim lekë në dorë dhe ata ta vendosin vetë, nëse duan ta rindërtojnë aty, me forcat e tyre por me financimin e tyre. Ky grup që nuk është grup i madh por janë disa, do të zgjidhet, do ti japim në dorë lekët, një për një, sa ju bën rindërtimi”

 

Pas dorëzimit të çelësave, dollinë për mbarësi kryeministri i ulur në mesin e banorëve e ngriti me raki, por vlerësimin për cilësinë e bëri Arben Ahmetaj, ministri që menaxhon lekët e programit të rindërtimit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

E mirë, shumë e mirë, unë se njoh shumë, por këta të Gjirokastrës e njohin mirë rakinë e të tjerëve, se të atyre pijnë, se të vetën e ruajnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë