Subscribe

Shefja e spitalit infektiv Najada Como i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për tiu bashkangjitur skaudrës së PS për Tiranën.

Como do të jetë kandidate për deputete, ndërkohë që Rama vlerësoi kontributin e saj në luftë më përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

Najada Çomon e kam ftuar për të dëshmuar për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija e zjarrit, ku respekti dhe mirënjohja ndaj atyre që qëndrojnë prej një viti në atë barrikadë dhe fatkeqësisht ndjehen, godasin, dëmtojnë valët e energjive negative. Me kënaqësi morëm aprovimin e saj për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit. Ne nuk duam që të bëhet si ne, por ne duam të bëhemi si ajo.”  

 

 

Ndërsa Como u shpreh se puna vazhdon ne spitalin infektiv , përpos cdo sulmi.

 

Teksa kërkoi një mandat të tretë për të përfunduar  projektet që janë në porces, Rama tha se në 2013 e gjetën sistemin shëndetësor të degraduar, ndërsa sulmoi koalicionin PD-LSI.

 

Ne do të ngrejmë pas 25 prillit të gjithë argumentet për Shqipërinë e viteve që vijnë dhe planin e veprimit për 2021-2025. Ne nuk jemi një nga partitë në garë, por forca e qeverisjes sot dhe nesër. Kjo fushatë nuk është për të ngritur në radhë premtimet tona, por mundësi për t’ju njohur me planin konkret. Dje thashë se 25 prilli është një udhëkryq për drejtësinë. Dhe në 25 prill sikundër na kanë ndihmuar që ta bëjë të qartë presidenti aktual që flet dhe në emër të atij presidenti më famëkeq të kësaj Republike, ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin ‘KÇK’, PD-LSI. 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Në luftën e egër që zgjat prej 1 viti dhe që ka hyrë në fazën finale me vaksinimin, armën fituese, sëpatën me të cilën mund të presim hap pas hapi, goditje pas goditje zinxhirin e infektimeve. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund, është në natyrën njerëzore që pasie kalon një të keqe ta hedh pas krahëve, ndërsa më pas kërkon cdo ditë më mirë sepse kështu është njeriu dhe sot duhet e pamundur që të kujtohen se cfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se ne të na binte barra e madhe e përgjegjësisë për të drejtuar këtë vend që në emër të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre të drejtojmë vendin.”

 

Ndërsa vlerësoi punën e personelit shëndetësor në një vit të vështirë pandemie, kryeministri tha se asnjë eksponent problematik nw sistem nuk mund të dëmtojë apo njollosë punën heroike të gjithë bluzave të bardha.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *