Subscribe

Demokratët nuk ndjekin as parimet demokratike për të cilat thonë se po bëjnë beteje. Akuza vjen nga kryeministri Rama, i cili gjatë takimeve me banorë të Hasit, kërkoi të respektojnë gratë dhe vajzat, por jo si Partia Demokratike që në 5 rrethe, nuk ka asnjë përfaqësuese.

 

Rama theksoi se taksat 0 për biznesin e vogël dhe rritja e rrogave, u shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm demokratëve. Shefi i qeverisë theksoi se marrëveshja me Partinë Demokratike ishte në emër të të gjithë shqiptarëve që e duan vendin përtej partive.

 

Në takimin me banorët e Hasit, kryeministri Rama kërkoi mandatin e dytë për të rritur punësimin dhe mirëqenien, njëlloj si edhe drejtësinë.

 

Fjalën e plotë të kreut të PS-së mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *