Kreu i demokratëve, Lulzim Basha zhvilloi këtë të mërkurë takime me demokratët e Kamzës dhe të Vorës.

 

Gjatë fjalë së tij, ai përsëriti këmbënguljen e tij për të sjellë ndryshimin në vend. Ai tha se detyra e PD-së është zgjidhja e krizës.

 

Kryedemokrati tha më tej se lidershipi i tij në krye të Partisë Demokratike, nuk ka qenë kurrë një lidership privilegji, por sakrificash.

 

Ai iu drejtua demokratëve se do t’i shkojë deri në fund betejës për të “përmbysur regjimin aktual”.

 

“25 prilli nuk zgjidhi asgjë, njësoj si 31 marsi i 91-shit, nuk zgjidhi asgjë. Janë zgjedhje pa zgjidhje. Ndaj, dua ta them sot këtu, e në veçanti t’i drejtohem brezit të ri, sepse qëndrestarët dhe themeluesit e Partisë Demokratike e dinë fare mirë, zgjedhje pa zgjidhje prodhojnë vetëm zmadhim të krizës. Është detyra jonë që kësaj krize t’i japim zgjidhje përmes zgjedhjeve me zgjidhje. Ka 91-sh, ka dhe 92-sh. 2021-shi nuk është fundi i betejës tonë për ndryshim, nuk është fillimi i një katërvjeçari. 2021-shi menjëherë pas përmbylljes të procesit statutor, është vazhdimi i betejës të Partisë Demokratike duke marrë me vete të gjithë shqiptarët për përmbysjen e regjimit, për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një orë e më parë, kjo është oferta me të cilën vij sot para jush, kjo është kërkesa që kam për ju. Ai na do të ndarë e të përçarë, ju dhe unë e duam Partinë Demokratike të bashkuar e të pandarë. Ai do që ta ndalim betejën e të merremi me veten tonë, unë dua ta vazhdoj betejën e të mëremi me të vetmin kundërshtar që kemi, armikun e shqiptarëve, armikun e Shqipërisë, armikun e demokracisë, Edi Ramën dhe regjimin e tij. Deri në fund, deri në fitore, në triumfin e demokracisë, triumfin e vlerave të cilin mund dhe do ta bëjmë realitet vetëm ne dhe vetëm të bashkuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *