Subscribe

Ballkani rrezikohet te vihet nen kontrollin rus, nëse administrata e presidentit Trump e injoron rajonin, ka paralajmëruar kryeministri Rama ne nje interviste per britaniken “The Telegraph”. Gjithashtu ai ngre pikëpyetje nese edhe Bashkimi Europian po ben mjaftueshëm ne kete drejtim. Ne interviste, kryeministri thote se pa mbështetjen amerikane “Ballkani nuk do te jete me nje vend paqeje dhe bashkëpunimi”.

 

“Për SHBA-të, ky rajon ka rëndësi strategjike dhe roli amerikan është shumë i rëndësishëm për ne. Por nëse do të kishte një tërheqje të SHBA-ve dhe BE-së, ne mund të kthehemi sërish në origjinë dhe ne e dimë çdo të thotë kjo. Ndikimi rus është më i fortë se më parë, me praninë në qarqet politike sidomos në Serbi dhe Mal të Zi. Kjo nuk është diçka tërheqëse për shoqërinë tonë. Politikat ruse nuk korrespondojnë me ambiciet e Ballkanit për t’u bërë pjesë e BE-së.” 

 

Më tej, “The Telegraph” shkruan se Partia Socialiste përballet me betejën për të reformuar sistemin e korruptuar gjyqësore. Sipas kushtit të vendosur nga BE-ja, secili nga 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë duhet t’i nënshtrohet vetingut. Tashmë 22 anëtarë të gjyqësorin kanë dhënë dorëheqjen, por procesi i vetingut po përballet me rezistencën e partisë demokratike në opozita, e cila ka lidhje të ngushta me gjyqësorin, shkruan “Telegraph”.

 

“Ky ka qënë një shqetësim i madh për opozitën, pasi ata kanë qënë në pushtet për shumë vjet dhe kanë arsyet e tyre që i druhen një sistemi gjyqësor të pastër dhe të drejtë.”

 

Në intervistë, kryeministri flet edhe për transformimin e Shqipërisë nga një vend i mbyllur në disa dekada komunizëm në një nga atraksionet që po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *