Partia Socialiste ka ndezur zyrtarisht motorët për fushatën zgjedhore të 30 qershorit.

 

Kryeministri Rama në fajlën e mbajtur teska e cilësoi fushatën, si një maratonë që do të përcaktojë të ardhmen e shqiptarëve, nuk I kurseu as mesazhet në drejtim të opozitës.

 

“Sot nis martona jonë 30 ditore për zgjedhjet e 30 qershorit dhe konfirmimin e PS dhe kandidatëve tanë si forca e padiskutueshme udhërheqëse në çdo bashki të Shqipërisë. Sot nis një martonë për një betejë politike, më të qartë se asnjëherë më parë, mes së shkuarës dhe së ardhmes, mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë përpara me program, ide dhe punë dhe atyre që duan ta kthejnë mbrapa me baltë sherr e konflikte, mes nesh që duam një vend normal për fëmijët tanë dhe atyre që duan veç pushtet”

 

Kreu i qeverisë e akuzoi opozitën se është e frikësuar nga reformat e ndërmarra nga qeveria, e krysisht nga ajo në drejtësi.

 

Ai tha gjithashtu se opozita ka si synim që të sabotojë integrimin e vendit.

 

Rama lëshoi një mesazh edhe për të gjithë ata që do tentojnë të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit, ku theksoi se kushdo që do e provojë do të përballet me penalitete nga më të rëndat.

 

“Rruga e vështirë që kemi zgjedhur, që askush nuk guxoi ti i imagjinonte është detyrimi unë ndaj fëmijëve. Edhe këto zgjedhje që janë braktsiur nga kundërshtarët tanë kryesorë politikë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve dhe kërcënojnë. Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik, dhe betohen se do të imponojnë një përplasje anti demokratike. Sot unë u them se zgjedhjet janë të cdokujt prej jush dhe kush e con ndërmend tu pengojë duhet të mendojë dy herë para se ti bjerë me kokë gurit themelor. Ata që vendosën që të dalin nga binarët e sistemit nuk mund të vendosin për asgjë më shumë përveç njeri-tjetrit. Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë anti demokratike kur pengohet jo kur vendos që të mos hyjë vetë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *