E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Mirënjohje për mësuesit

Kryeministri Edi Rama shpërndau dekorata për mësuesit ne shenje mirënjohje per edukimin e brezave te rinj. Shefi i qeverise u ndal tek cilësia e mësimdhënies, si dhe tek përzgjedhja e arsimtareve qe tani behet vetëm sipas meritës.

 

Kryeministri shfrytëzoi rastin qe përpara mësuesve te rikonfirmoje edhe mbështetjen per ministren e arsimit Lindita Nikolla.

 

Rama u kërkoi ndjese mësuesve per mëkatin e së enjtes siç e quajti ai seancën e parlamentit, duke pasur parasysh gjuhen e ashpër dhe shkëmbimin e akuzave mesa palëve.

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta zgjodhi qe urimin për festen e 7 marsit ta beje nga shkolla “Fan Noli” ne kryeqytet.

 

Presidenti shprehu mirënjohje për mësuesit në mbarë vendin, duke e cilësuar misionin e tyre te shenjte.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video