E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama: Mirënjohje Kadaresë!

Kryeministri Edi Rama ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare, pasi Franca e nderoi me urdhrin “Komandant i legjionit të nderit”. “Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”, shkruan Rama në një status në rrjetin social Facebook.
Kreu i qeverise shprehet se :“Në hyrje të 2016-ës që përkon edhe me vitin e 80-vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të urdhrit të legjionit të nderit, dekorata më e lartë e Francës!”.
“Komandant i legjionit të nderit”, është një urdhër i iniciuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe është vlerësimi më i lartë që jep republika franceze.

Vazhdo të lexosh

Reklamë