E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama-Metës: Turp! I keni varuar shpresat tek ëndrra e katastrofës shëndetësore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë kërkesës së presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte shtim të numrit të testimeve dhe rimbusim të shpenzimeve të pacientëve që trajtohen për Covid.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë i drejtohet duke thënë se do të dështojë me 25 prill.

Reklamë

“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”

Duke iu referuar rritjes së rasteve, Meta tha ndër të tjera se sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps.

Vazhdo të lexosh

Reklamë