Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kundërshtimi të presidentit Ilir Meta për ndërtimin HEC-eve në lumin Vjosë, duke kërkuar edhe shpalljen si Park Kombëtar.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë u shpreh se Meta duhet të kishte mbrojtur edhe Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë në kohën e PD-së.

Sipas Ramës, vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *