Rama-Metës: Dembel aktiv, vë kujën për vaksinimin e personaliteteve
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë presidentit Ilir Meta, pas akuzve të tij se vaksinim i personaliteteve të moshuar mbi 80 vjeç, është një vendim që e marrin vetëm diktatorët.
Ndërsa e quan kreun e shtetit një dembel që “ka vënë kujën për genocide dhe diktaturë”, Rama përmendi Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën, për të cilët tha se ata kurrsesi nuk duhen lënë në fund për t’u vaksinuar.
“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”
Kreut i shtetit bëri thirrje në konferencën e kësaj të premteje se procesi i vaksinimit nuk duhet të ketë ndarje klasore.




