Subscribe

Pas paralajmërimit të presidentit Ilir Meta se do të kthejë për rishqyrtim në kuvend ndryshimet në kodin elektoral, kryeministri Edi Rama deklaron se mazhoranca do të rivotojë të njëjtin draft.

Në mbyllje të takimit të përjavshëm me drejtuesit politik të qarqeve, nga selia rozë, Edi Rama i kërkoi Ilir Metës, ose t’i firmosë ose t’i kthejë, pasi nuk duhet humbur kohë në zbatimin e kodit të ri zgjedhor.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar.”

 

Ulja e pragut kombëtar në 1 për qind, regjistrim si kandidat për deputet i kryetarit të partisë në katër zona zgjedhore dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore ishin disa nga ndryshimet që në seancën e 5 Tetorit u miratua me 97 votat e socialistëve dhe disa deputetëve të opozitës parlamentare pa konsensusin e opozitës së bashkuar në tryezën e Këshillit Politik.

 

Në përgjigje të deklaratës  së kryedemokratit Lulzim Basha se do të mbajë përgjegjësi penale, nëse nuk zbaton planin e tij ekonomik për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike për shkak të pandemisë, kreu i qeverisë u përgjigj se nuk e njeh atë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Kush është ky, se kam idenë”

 

Pas takimit me drejtuesit politike, lideri i mazhorancës takoi deputetët socialistë, takim në të cilin ai ka folur për nevojën e miratimit sa më shpejt të ligjit për presidentin e Republikës.

 

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar socialist bëjnë me dije se kryeministri Rama ka theksuar se nuk ka asnjë arsye pse shumica duhet të presë nga kryetari i shtetit të mos dekretojë ministrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *