E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama–Meta, takim për reformën elektorale

Sikurse është bërë traditë, edhe këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar në selinë e kuvendit, në një bisedë që ka zgjatur për rreth një orë. Reforma zgjedhore mësohet se ka qene ne fokus te takimit mes tyre. Kjo çështje është ne rend dite ne seancën e nesërme ne parlament, ku pritet të votohet edhe përbërja e Komisionit te Posaçëm qe do te merret me ndryshimin e kodit, duke reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ndërkohe, një ditë më parë, dy liderët e maxhorances dhe ai i opozitës paraqiten pikëpamjet e tyre per reformën zgjedhore në tryezën e organizuar nga koalicioni i vëzhguesve vendore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë