E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Vendi

Rama-Meta për byronë e hetimit

Kryeministri Rama mblodhi ketë pasdite njësinë e koordinimit te koalicionit ne vilen 30 për çështjen me te debatuar te këtyre ditëve, ngritjen e byrosë se hetimit. Ne ketë takim marrin pjese dhe ministri i brendshëm Tahiri, kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, ndërsa nga partia aleate, kryeparlamentari Ilir Meta, kryetari i grupit te LSI-se Petrit Vasili, si dhe deputeti Spartak Braho. Drejtuesit e koalicionit qeveritar vendosen te diskutonin mbi byronë e hetimit pas kërkesave te përsëritura te opozitës per miratimin sa me shpejt te draftit ne parlament. Ne përgjigje te këtyre kërkesave, Rama ka thënë se çështja e draftit i përket Komisionit Parlamentar te Reformës ne Drejtësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë