E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Meta nuk është president, ka kohë që është në shërbim të LSI

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, pas deklaratave të bëra prej tij, se qeveria nuk ka asnjë plan për vaksinimin. Lideri i mazhorancës u tregua i ashpër me kreun e shtetit, duke thënë se ai prej kohësh e ka humbur funksionin tij zyrtar.

 

“E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën, e shkon lart e poshtë natën, shfaqet makina pa protokollin përkatës. I duket Shqipëria bosh sepse takon pak njerëz që mbështesin dhe besojnë tek LSI. Përdor postin në favor të ndërmarrjes së LSI, për partinë që administrohet nga e shoqja. Ka kohë që nuk është President.”

 

Rama ka vijuar me tej, duke e akuzuar presidentin se nuk po zbaton rregullat anti-Covid. Një ditë më parë, Meta kritikoi ashpër qeverinë, që sipas tij nuk po e menaxhonte dot situatën e rënduar të pandemisë. Madje kreu i shtetit tha se nëse nuk ndërhyhet në kohë, vendi mund të shkojë drejt një katastrofe kombëtare.

 

Më shumë video