E martë, 29 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:45 Në vijim ora 03:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Meta ka dalë nga shinat, turp që e kemi President

Pas mbledhjes me drejtuesit politikë të PS në qarqe në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta një ditë më parë.

Kreu i qeverisë tha para gazetarëve se Meta ka dalë nga shinat e funksionimit, duke nënvizuar se është e turpshme të kemi një President të tillë. Ai shtoi se gjuha verbale e Metës është përshkallëzuar.

Reklamë

Sa i përket pretendimeve të Metës teksa e quajti qeverinë një “grup kriminal”, Rama i cilësoi marrëzi.

“Turp që kemi President një njeri që ka dalë nga shinat e funksionit. Është shumë e turpshme për të gjithë ne. Nuk e di ku do të shkojë kaq herët sa ka filluar. LSI një parti e degraduar.”

Nga ana tjetër, kallëzimin në SPAK të PD për incerenatorët, Rama i quajti simptoma dëshpërimi dhe mungesë të vizionit të programit qeverisës.

Më shumë video

Reklamë