E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Meta “ja fut kot”, nuk ka marrëveshje për “Detin” pa firmën e tij

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë. Teksa i ka cilësuar deklaratat e kreut të shtetit si të pabaza shefi i qeverise ka përsëritur edhe njëherë se nuk ka asnjë negociatë me palën greke.

 

Reklamë

EDI RAMA

 

Reklamë

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Presidenti e di shumë mirë që ja fut kot, sepse po të kishte një marrëveshje patjetër që presidenti do kishte dijeni për të dhe nuk mund të ketë një marrëveshje pa miratimin e presidentit. Negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndërrimit të qeverisë në Greqi, janë ndërprerë pa një përfundim. Dhe me qeverinë e re greke, që nuk është më aq e re, ne nuk kemi filluar negociatat.

 

Rama ka hedhur poshtë gjithashtu edhe deklaratat e kryeministrit grek Kiriakos Micotakis, për zgjerim të kufijve me 12 milje në detin Jon.

 

 

Ngatërresa e një deklarate, e kryeministrit grek në parlament, që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë, por që ka të bëj me konceptin e të drejtës për tu shtrirë me 12 milje, aty ku e lejon territori gjë që në zonën mes nesh dhe Greqisë nuk është e mundur fizikisht. Është kthyer në një karem për të peshkuar ke mund të peshkojmë.

 

Athina ka këmbëngulur se vendimi për tu zgjeruar me 12 milje është një e drejtë që buron nga konventa ndërkmbëtare e vitit 1982.

Më shumë video

Reklamë